Përroi që përshkon Gurin e Zi, është tejet i ndotur, madje së fundmi është kthyer në rrezik epidemie për banorët.Në të gjithë gjatësinë e tij, është mbushur me mbeturina të ndryshme, ndërsa të gjitha fekalet shkarkohen në brendësi të tij.
Për këtë qëllim banorët kërkojnë që bashkia të vendose gjoba për të gjithë ato që ndotin ambjentin. Sipas banorëve në ditë të zakonshme era që vjen nga mbeturinat është e padurueshme, jo vetëm nga dekompozimi i mbetjeve që hidhen në përrua, por edhe nga diegja që u bëhet atyre.
Banorët që kanë ngritur shtëpitë e tyre pranë përrroit, duke harruar që janë edhe vetë ndotës, kërkojnë me ngulm pastrimin nga pushteti lokal.
Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet kulluese në bashkinë Shkodër prej kohësh kanë rënë pre e ndotjes ambientale ndër vite. Pra këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as perroi Gurit të Zi i cili është shënjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave.
Ky fakt vjen si pasojë e vendndodhjes së tij në afërsi me zonat e banimit, madje edhe të mbipopulluara.I premtuar nga të gjitha instancat shtetërore për pastrimin e tij dhe krijimin e një përroi atraktiv , për banorët e ai është kthyer në ambjentin më të ndotur në të gjithë zonën