Në vendin tonë një pjesë fare e vogël e mbetjeve riciklohen, shumë pak groposen dhe në të shumtën e rasteve depozitohen në zona të caktuara dhe digjen.Një fat të tillë e kanë edhe shumë zona të bashkisë shkodër dhe njësive administrative.
Përroi i Oblikës në Anën e Malit, të ofron pamjen e një ilandfilli mbeturinash.Mbetje plastike dhe urbvane depozitohen në të dhe pamja nuk është aspak e denjë për një zonë të tillë.
Nga ana tjetër banorët nuk do tia dinë aspak për dëmin që i bëjnë mjedisit. Gjendja ka mberritur deri aty sa rrezikon edhe argjinatura, e cila, ka pësuar dëmtime si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te shumta ujore që derdhen në këtë perrua.
Kjo është një gjendje e trashëguar prej vitesh por që asnjëherë nuk është vlerësuar seriozisht nga institucionet përgjegjëse, për një ndërhyrje tërësore për të rehabilituar këtë mjedis e për tu shërbyer banorëve të zonës.
Duhet theksuar fakti se në fillimin e 2019 bashkia shkodër sëbashku me nxënës të shkollave 9 vjecare ndërmorën një iniciativë për pastrimin e këtij përroi por mesa duket fushata të tilla sezonale nuk japin rezultate sepse sic shikohet sot situata sërish ka dalë jashtë kontrollit , në mes një qendre të banuar.
Përroi po rrezikon që të bllokohet edhe nga barishtet e shumta të cilat nuk janë pastruar nga prej kohësh, duke i dhënë një pamje të shëmtuar zonës .Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit lokal. Problemi kryesor qëndron në faktin se nuk bëhet një ndarje e tyre që në momentin fillestar.
Ky fakt e vështirëson dhe e bën gati të pamundur riciklimin. Të gjitha plehrat, depozitohen nëpër zona të caktuara, të cilat nuk plotësojnë kushtet e duhura inxhinierike për mbrojtjen e ambientit dhe janë subjekt i zjarreve të shpeshta.
Gazrat e tymrat që clirohen prej tyre, jo vetëm ndotin ajrin, por helmojnë edhe tokën si dhe ujërat mbi e nëntokësore që rrjedhin pranë këtyre vend-depozitimeve.