Përroi i Oblikës në njësinë administrative Ana e Malit është kthyer në një vendepozitim mbeturinash. Një situatë e tillë është shqetësuese për banorët pasi mbetjet mund të kthehen në burim infeksionesh dhe sëmundjesh për ta. Banorët tregojnë se shpesh herë janë vetë ata të cilët tregohen të papërgjegjshëm duke i depozituar mbeturinat në afërsi të përroit.

Banorët thonë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa ndaj atyre personave të cilët ndotin mjedisin .

Një fenomen i tillë vijon prej vitesh në fshatin e Oblikës në njësinë administrative Ana e Malit. Pavarësisht shqetësimeve të ngrituara herë pas herë nga banorët, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë marr masa për pastrimin e përroit apo ndëshkimin e banorëve.

Artikulli paraprakVIJON PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE
Artikulli tjetërZJARR NË PREFEKTURËN E QARKUT SHKODËR