Vija e Vrakës është kthyer prej kohësh në një vend depozitimi për plehrat. Është një përrua që ndan kufirin midis Bashkisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Për këtë arsye situata dhe mos pastrimi I këtyre mbetjeve vijon të jetë e njejtë prej kohësh.

Banorët tregojnë se këto mbeturina dhe inerte nuk hidhen vetëm nga banorët e zonës por vijnë edhe nga zona të tjera dhe I depozitojnë aty. Por Shqetësuese mbetet fakti që gjithashtu në afërsinë e urës së këtij përroi hidhen edhe bagëti të ngordhura duke rrezikuar përhapjen e ndonjë epidemie.

Për pastrimin e kësaj vije ujore që derdhet në Liqenin e Shkodrës nuk kanë munguar tentativat për ta pastruar por qëllimi nuk është arritur.

 

Artikulli paraprakVRASJA NË “DON BOSKO” DHE ARRESTIMI I NËNËS LEHONË NË SHKODËR, BERISHA: ASNJË REAGIM NGA MINISTRET
Artikulli tjetërNË SHTËPINË E FOSHNJES ME NËNËN NË BURG: LIRONI DIANËN