Përroi i Vrakës vijon të ndotet nga mbeturinat e ndryshme, kjo zone prej kohësh është kthyer në një vend depozitimi mbetjesh. Duke qenë një vijë ndarse mes dy bashkive asaj të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, vërehet se në territorin e bashkisë Shkodër është ndërhyrë për largimin e mbetjeve nga brigjet, ndërsa në pjesën tjetër situatë vazhdon të jetë problematike.

Ndërsa problem për banorët është edhe rruga pasi ky segment me gjatësi rreth 200 m është krejtësisht i amortizuar.

Problemi i menaxhimit të mbetjeve vijon të jetë një sfidë për institucionet, ndonese është ndërhyrë shpesh herë për largimin e tyre nga kjo zone, situata vijon të jetë sërish shqetësuese.

Artikulli paraprakRUDI VATA NË “STAR SPORT”
Artikulli tjetërZGJIDHET NGERÇI PËR RRUGËN E LURËS