Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se kryeministri Rama e ka larguar vendin nga rruga e Bashkimit Europian.

Në një reagim në Twitter, Tabaku shkruan se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për sanksione kundër Rusisë.

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?”, shkruan Tabaku.

Artikulli paraprakRAKETAT RUSE SULMOJNË AEROPORTIN UKRAINAS PRANË ODESËS
Artikulli tjetërTË REJA TEK VLLAZNIA, KRISTIJAN VULAJ FIRMOS ME EKIPIN SHKODRAN