Rritja e numrit të rasteve të infektuar me Sars Cov2 mund të ketë shkak nën variantin BA5, i cili ka alarmuar Amerikën dhe shumë vende në Europë. Por Instituti i Shëndetit Publik tek ne nuk mund ta konfirmojë.

Nga ana tjetër rënia e imunitetit në popullatë mund të jetë një tjetër arsye për shkak se dozat e fundit kryesisht ato të dyta janë bërë para një viti ndërkohë që si imuniteti nga vaksina ashtu edhe ai natyral thonë ekspertët zgjat vetëm 6 muaj.

Rritja e numrit të infektuarve në Shqipëri vijon dhe sipas Prof Koraqit, piku kësaj vale të shtatë të pandemisë mund të jetë në vjeshtë.

Ndryshe nga viruset e tjera ku imuniteti që lënë zgjat 10 vjet, coronavirus duket se po ngjall shumë pikëpyetje ndër radhët e ekspertëve, pasi ka gjasë që të ketë valë edhe më të rënda klinikisht kur pritej që të zbuteshin.

BA 5 dhe BA4 janë nënvariante të Omicron i cili nuk shfaq sëmundshmëri të rënë por tek të pavaksinuarit mund të shkaktojë probleme të rënda deri dhe në humbje jete.

Artikulli paraprakELON MUSK TËRHIQET NGA MARRËVESHJA PËR TË BLERË TWITTER, BIEN AKSIONET E KOMPANISË
Artikulli tjetërVRAU ISH-KRYEMINISTRIN JAPONEZ, FLET AUTORI: DYSHOJA SE ISHTE PJESË E NJË ORGANIZATE QË E KISHA INAT