“Hiqe atë kapuç, po bëhem klaustrofobike! – Kam harruar që e kam veshur. -Mos e harro kurrë. Frika na bën të humbasim vetëdijen tonë.” – Këto janë disa rreshta nga ‘Persepolis’, filmi himn për vlerën njerëzore të lirisë, i cili na mëson të gjithëve historinë e Iranit.

Është e vështirë të parashikohet zhvillimi i ngjarjeve në Iran. E sigurt është se pas vdekjes së Mahsa Amini, gratë atje nuk do të jenë më të njëjtat. 20-vjeçarja Hadis Najafi, u gjet në rrugë dhe u rebelua duke protestuar për të pa e takuar kurrë atë. Ajo u vra me gjashtë plumba në qafë, fytyrë dhe zemër nga forcat e sigurisë gjatë protestave në qytetin Karaj, 36 km në perëndim të Teheranit.

Nasibeh Shamsai, para vdekjes së Mahsha Amini, u dënua me 12 vjet burg në Iran për pjesëmarrje në protestat në Iran kundër hixhabit. Ajo arriti të largohej ilegalisht nga vendi, por u arrestua në Turqi. Pas 6 muajsh ndalim ajo kërkoi dhe mori azil nga Kombet e Bashkuara. E megjithatë ajo nuk ka ngurruar të jetë një nga femrat që vendosën të presin flokët në shenjë proteste pas vdekjes së Aminit.

Jeta në Iran për gratë nuk ishte gjithmonë kështu. Më parë ato prisnin flokët, vishnin fustane mini dhe dilnin në lokale të këndshme. Por për afro katër dekada dhe për sa kohë mbizotëron qeveria e turpshme e Republikës Islamike, ato vriten, burgosen, torturohen dhe shtypen çdo ditë. ‘Persepolis’ fillon me këtë tranzicion, duke u ndalur më pas në jetën e vështirë të grave në Iran.

Artikulli paraprakRRJEDHJET E GAZIT NË NORD STREAM 1 DHE 2, HETIMET DANEZE DHE UKRAINA: SULM TERRORIST NGA ANA E RUSISË
Artikulli tjetërZBULOHET DOKUMENTI QË CIA I DËRGOI BE-SË: TUBAT E GAZIT TË “NORD STREAM” DO SULMOHEN, DYSHOHET SE…