Maqedoni, tërmeti lëkund sërish Shkupin, ankth e panik te banorët pas atyre të ditës së djeshme
Shkupi është lëkundur sërish sot nga disa tërmete me fuqi 2.3 dhe 3.7 ballë të shkallës rihter. Epiqendra e tërmeteve që lëkundën Shkupin rreth orës 11:50 dhe 14:19 ka qenë në afërsi të fshatit Haraçinë. Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda duke rikthyer ankthin dhe shqetësimin e banorëve të kryeqytetit maqedonas. Megjithatë nga lëvizjet sizmike nuk raportohen të lënduar apo për dëme materiale. Lëkundjet e sotme vijnë pas atyre të ditës së djeshme me fuqi 5.2 ballë sërish në Shkup ku shkaktuan dëme materiale dhe disa nga banorët mbetën pa strehë.