Deputetët e përjashtuar nga seanca plenare pas kaosit të krijuar në seancat e kaluar plenare, kanë kërkuar sërish që të futen në ambientet e parlamentit. Nga ana tjetër deputetët e përjashtuar, nga seanca e javës së kaluar kanë ankimuar vendimin për përjashtmin nga sekretariati i etikës.
Pritet te mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre, ndërsa kanë tentuar që të futen në seancën parlamentare.
Ndonëse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për vizitë zyrtare, deputetët e opozites këmbëngulin që mocioni me debat që është parashikuar për datën 2 mars për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare.
Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.
Ndërkohë, Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit që kanë shkaktuar në seancat e shkuara plenare.