Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Ai u shpreh se ky vendim erdhi pas iu mohua mandati kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Sipas tij, nëse do të kishte gjykatë të paanshme do të kishte vetëm një vendim, qendra e votimit është e paligjshme dhe nuk mund të përllogaritet.

‘Defakto ju mohua mandati atij që i takonte me këtë vendim, sepse diferencën aty e bënte kutia e burgut, qendra e votimit në të cilin ishte ngritur pa asnjë vendim ligjor, të bazuar në ligjin dhe rregullat e ngritjes së qendrave të votimit.
Ngritja e kësaj qendre votimi u bë me bashkëpunimin mes kriminelit elektoral Ulsi Manja dhe kriminelit tjetër elektoral drejtorit të burgut, që është vjehrri i kandidatit të Rrogozhinës.
Ky burg, 5 ditë përpara ka pasur gjithsej 2 të burgosur dhe u mbush me transferime brenda javës që të krijohej diferenca.
Në këtë kontekst çdo gjykatë e paanshme do të kishte vetëm një vendim, qendra e votimit është e paligjshme dhe nuk mund të përllogaritet se përndryshe hajde vendosim kutitë në rrugë dhe të votojmë. Ekzistojnë rregulla ligjore për ngritjen e qendrave të votimit.
Me këtë vendim, ju mohua mandati që i takon opozitës’, tha Berisha.

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI, VON CRAMON NGRE PARALELE MES PROTESTAVE NË BEOGRAD DHE ARRESTIMIT TË EFEKTIVËVE TË KOSOVËS
Artikulli tjetërLAJÇAK: JEMI MOSBESUES NDAJ KOSOVËS E SERBISË PËR RRUGËN DREJT NORMALIZIMIT TË RAPORTEVE