Malësi e Madhe/Kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, për të konstatuar dhe goditur rastet e kultivimit/tharjes së bimëve narkotike, në këto ambiente.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”, zbulohet një ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçare, si dhe vijon puna për kapjen e bashkëshortit të saj, autorë të dyshuar të këtij rasti.

Sekuestrohen mbi 13 kilogramë cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, për përshtatjen e një ambienti në fshatin Bratosh, për tharjen e bimëve narkotike, të siguruara në vijim të punës intensive anticannabis, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja V. V., 26 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi A. V., 29 vjeç.

Nga kontrollet në ambientin në afërsi të baneses së këtyre shtetasve, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa, shërbimet e Policisë gejtën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi 13 kilogramë bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit A. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTETORI ROZË, MARSHIM SENSIBILIZUES NË LEZHË
Artikulli tjetërTONIGHT – 20.10.2023