Ndonese numri i personave me sindromen down nuk eshte shume i larte, institucionet ne Shkoder duhet te krijojne me shume mundesi dhe te ofrojne me shume mbeshtetje per kete kategoori.

Keshtu shprehet logopedia Dea Kraja ne kuader te dites boterore te sindromes down. Logopedia Kraja ve theksin sidomos tek rritja e mundesive te punesimit te kesaj kategorie me qellim integrimin e tyre ne shoqeri.Ndersa per sa I perket diskriminimit te kesaj kategorie, logopedia Kraja thote se ende vazhdojne te margjinalizohen nga steriotipet dhe botkuptimet qe mbizoterojne ne shoqerine tone. Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21, është e lidhur me një vonesë në aftësitë njohëse dhe rritjen fizike, të cilat i bashkangjiten edhe disa karakteristikave të fytyrës. Mesatarja e inteligjencës së personave me këtë sindromë është rreth 50, krahasuar me një mesatare të koeficientit të inteligjencës 100 te fëmijët normalë. Personat me sindromën Dawn gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me gjithë të tjerët. Kjo nënkupton mundësinë për pjesëmarrje të plotë në komunitetin e tyre.

Artikulli paraprakPRESIDENTI OBAMA NE KUBE, VIZITE HISTORIKE PAS 90 VITESH SHKEPUTJE
Artikulli tjetërREFORMA NE DREJTESI, ZAGANJORI: ME FRYMEN E VENECIAS, SHTONI REKOMANDIME