“Dua të Punoj” është panairi i zhvilluar për personat me aftësi të kufizuar në Shkodër nga organizata “Down Syndrome Albania”. Drejtuesja e kësaj organizate Emanuela Zaimi thotë se në Shqipëri jemi ende në hapat e parë sa i përket punësimit për personat me aftësi të kufizuar….

Ajo që mbetet një shqetësim është moszbatimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuar qoftë nga vetë institucionet shtetërore por edhe subjektet private bën të ditur drejtorja rajonale e Zyrës së Punës në Shkodër Rozafa Zmijani…

Nga 1043 skeda të personave me aftësi të kufizuar të dërguara për punësim në dy vitet e fundit nga drejtoria rajonale e shërbimit social vetëm 39 prej tyre kanë arritur të punësohen thotë drejtorja Danjela Jakoja…

Në panairin “Dua të Punoj”, i organizuar në bibliotekën “Marin Barleti” të pranishëm ishin edhe disa biznese që kanë të punësuar persona me aftësi të kufizuar. Pavarësisht kësaj nevojat për punësim dhe mbështetje nga shteti për këtë shtresë mbeten ende shumë të larta.

Artikulli paraprakSEZONI VEROR, LUMI I SHALËS MË I VIZITUARI
Artikulli tjetërGARA PËR DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT/ MINISTRIA E BRENDSHME PUBLIKON LISTËN E KANDIDATËVE