Sot është 3 dhjetori dita e personave me aftësi ndryshe. Në stadiumin “Loro Boriçi” u organizua një garë sportive me këtë shtresë e cila përballet me shumë probleme. Ardit Mancaku dhe Alma Matija, prej kohësh kërkojnë të punësohen por nuk ia kanë mundësuar.
Vjoleta Sumulla, prind i një fëmije me aftësi ndryshe thotë se vështirësitë janë të mëdha sepse ndihma që kanë është shumë e vogël.
Përballë sfidave të përditshme dhe numrit e kërkesave gjithnjë e në rritje për personat me aftësi ndryshe, shoqata janë ata që japin një ndihmë kryesore. Suela Ndoja, psikologe pranë projektit “Shpresa” tregon se sfidat janë të shumta.
Zëvendës kryetarja e bashkisë Shkodër Teuta Qyteza u shpreh se kjo garë sportive e veçantë është një solidaritet me personat me aftësi ndryshe.
Në Shkodër por edhe në rang kombëtar ka një rritje të konsiderueshme të numrit të personave me aftësi ndryshe ndërsa sfidat sa i përket mbështetjes dhe shërbimeve sociale nga institucionet vijojnë që të jenë të dobta.