Poblemet me të cilat personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë në qytetin e Shkodrës janë të shumta, duke nisur nga mungesa e rampave në disa institucione si dhe shërbimi i transportit urban. Kryetari I shoqatës së invalidëve para – tetraplegjikë në Shkodër Saimir Beqiri, shprehet se janë ngritur shpesh herë problematika të tilla por që deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Beqiri I bën thirrje drejtuesve të institucioneve të marin masa për të vendosur rampat, pasi një situatë e tillë e vështirëson jetesën e tyre.
Institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë më shumë vëmëndje ndaj kësaj shtrese.
Disa herë herë personat me aftësi të kufizuara kanë kërkuar tu njihen të drejtat e tyre, por askush nuk është kujtuar për ta.