SEMINAR I FONDIT SHQIPTAR PËR TË DREJTAT E “PAK” PËR LIGJIN E DISKRIMINIMIT.Fondi shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar ka zhvilluar një seminar në qytetin e Shkodrës për tu njohur më mirë me ligjin kundër diskriminimit dhe për të parë se çfarë ofron Bashkia Shkodër për personat me aftësi të kufizuar.
E pranishme ishte Sidita Fortuzi, koordinatore e fondit shqiptar.Koordinatorja Fortuzi thotë se nuk respektohet e drejta e punësimit tek personat me aftësi të kufizuar.Diskriminimi për personat me aftësi të kufizuar është i përhapur në masë.Gjatë seminarit veç legjislacionit janë diskutuar edhe modalitetet e mundshme për të bërë të mundur ndryshimin e mentalitetit dhe pranimin pa komplekse të personave me aftësi të kufizuar në shoqërinë tonë.