Vitet e fundit, shoqata e personave para dhe tetraplegjik në Shkodër ka lobuar për krijimin e vendparkimeve për personat e kësaj kategorie, në mënyrë që t’u lehtësohet lëvizja në qytet. Por pavarësisht krijimit të hapësirave të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, ka qytetarë të cilët nuk janë të ndërgjegjësuar duke I parkuar mjetet e tyre në këto kufizime të dedikuara. Një fenomen I tillë është problem për të gjithë ata persona që drejtojnë edhe automjete të përshtatura për problemin që ato kanë, po ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuara të përdorin karrocë elektrike.

Nga një vëzhgim I bërë paraditen e kësaj të marte, rezulton se vendparkimet dedikuar personave me aftësi të kufizuar ishin të zëna nga automjetet duke bërë që personat me aftësi të kufizuar të përballen me vështirësi të shumta në lëvizje. Një fenomen I tillë I krijon atyre vështirësi për të aksesuar institucione apo për të marrë shërbime të ndryshme. Një situatë e tillë është e njejtë edhe për trotuaret, të cilat në disa raste janë të papërshtatshme për përdoruesit e karrocave.

Prej dy vitesh, shoqata por edhe institucionet përgjegjëse kanë inevstuar për krijimin e kushteve sa më të mira në lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara, por duket se drejtuesit e papërgjegjshëm të mjeteve do të krijojnë një ngërç të vazhdueshëm në qarkullimin e sigurtë për të gjitha kategoritë.

Artikulli paraprakME KALLASH BRENDA MAKINËS SË BLINDUAR
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, KJO VLLAZNI PO NA ZHGËNJEN