Ai është “hija” e Kim Jong Un dhe rri gjithmonë pas Presidentit koreano-verior, por është personi që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore, shkruan Daily Mail.
Kim Rak-gyom shfaqet gjithmonë duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me vartësit, por është më i rrezikshëm nga sa tregon pamja e tij e jashtme. Sipas tabloidit britanik Daily Mail, ai është shefi i komandës raketore të Koresë së Veriut dhe besohet të jetë përgjegjësi për lëshimin e raketave balistike, vetëm duke shtypur “butonin”.
Që prej vitit 2012, Gjenerali Kim Rak-gyom drejton komandën raketore dhe gjithmonë shfaqet prapa krahëve të Kim Jong Un gjatë testimit të raketave balistike. Kohët e fundit tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut janë rritur së tepërmi, në një kohë kur të dyja vendet kërcënojnë me luftë.