Paraditen e kësaj të Enjte në bashkinë Vau-Dejës është përuruar rikonstruksioni i shkollës së mesme Mons. Lucjan Avgustini. Kreu i kësaj bashkie , Zef Hila u shprehu falenderimin e tij ndaj ambasadës amerikane për financimin dhe ofrimin e kushteve më të mira për nzënësit e kësaj shkolle.
Përfaqësuesi I Ambasadës Amerikane, James Hilton deklaroi se bashkëpunimi për rindërtimin e shkollës së mesme është shenjë e miqësisë dhe kontributit të popullit amerikan në Shqipëri.
Ndërsa Prengë Prenga, drejtor i shkollës së mesme Mon, Lucjan Avgustini shprehet se rinkonstruksioni I kësaj shkolle ka qenë I nevojshmë prej kohësh.
I gjithë investimi për rindërtimin e shkollës së mesme Mons. Lucjan Avgustini arrin vleren e 600 mijë dollarëve, një investim ky që krijoi kushte më të përshtatshme për 500 nxënës që frekuentojnë mësimin çdo ditë në ambjentet e kësaj shkolle.