Pas disa muajsh në restaurimi, mbrëmjen e 16 gushtit është peruruar në Hot të Malësisë së Madhe, Kulla e Çun Mulës. Ndërhyrja në këtë kullë u bë falë kontributit të emigrantëve shqiptarë të cilët siguruan një fond prej 440 milionë dollarësh për restaurimin e kullës.
Studiuesja Rita Shkurtaj tha se tashmë kulla do të kthehet në një muze historik.

Të pranishëm në këtë ceremoni përvec përfaqësuesve të pushtetit lokal ishin edhe me qindra banorë të zonës dhe emigrantë të cilët kanë ndjekur me ndjeshmëri çështjen e amortizimit të kullës së Çun Mulës dhe tashmë, restaurimit të plotë të saj.

https://youtu.be/9cW3wTIrX7s

Artikulli paraprakFESTA E EMIGRANTËVE NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërVRASJA E XHAXHAIT TË BASHKËSHORTIT SË VJOSA OSMANI, REAGON PRESIDENTJA E KOSOVËS