Në Korçë u përurua Muzeu Mesjetar, ku mes të tjerave janë të vendosura rreth 400 ikona, pjesa më e madhe e të cilave i prezantohen publikut për herë të parë.
Në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama tha se sot më në fund trashëgimia kulturore mbrohet, por edhe studiohet në kushtet optimale. “Është pjesë e një qasjeje tonë jo për të rilindur trashëgiminë kulturore, por për të rilindur respektin tonë për të”, tha Rama. Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se nga 400 ikonat e ekspozuara në këtë Muze, 250 shfaqen për herë të parë për publikun. “Qeveria e kaluar nuk kishte prioritet as Muzeun dhe as Kulturën, ndërsa sot kultura është shndërruar në motor zhvillimi”, tha ajo.Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se qeveria e tij ka bërë për trashëgiminë kulturore aq sa nuk është bërë në 25 vjet. Rama tha se ky muze është pjesë e një qasje të re për të rilindur trashëgiminë.Rama: Sot ne çelim dyert e këtij muzeu që është pjesë e një qasje të re për ta rilindur jo trashëgiminë tonë kulturore, por raportin e respektit me të. Sot edhe pse jemi një vend që nuk i ka të pakufizuara mundësitë financaire dhe kemi kaluar përmes një faze të vështire për të dalë nga një krize e thellë nga cdo sektor, edhe pse na është dashur të shlyejmë shumë borxhe ne kemi bërë për trashëgimin kulturore aq sa nuk është bërë në 25 vite së bashku.Në të njëjtën kohë kur nisëm punën tonë, jo vetëm ky muze priste dorën e qeverisë, por dy qytete muze të Shqipërisë Gjirokastra dhe Berati kishin hyrë në listën e zezë të UNESCO-s dhe konsideroheshin si pasuri në zhdukje.Sot këto qytete nuk janë më në listën e zezë. Qeveria ka investuar vëmendje, dije dhe para për të filluar një proces të pakthyeshëm të ripërtëritjes së tyre. Për herë të parë u bë inventari i monumenteve dhe për herë të parë u krijua lista kombëtare e monumenteve të kulturës, gjë që ky vend jo vetëm nuk e kishte, por në mungesë të kësaj liste shumë objekte faktikisht janë dëmtuar deri në zhdukje dhe shumë pjesë të koleksioneve të çmuara të këtij vendi janë grabitur dhe barabrizuar deri aty ku as imagjinata nuk të con dot.