Ambasadori amerikan Donald Lu ka marrë pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të Qendrës së Zhvillimit në Shkodër.

Në fjalën e tij ambasadori amerikan tha se Shqipëria po bën hapa përpara në trajtimin e personave me aftësi të kufizuar. Nga ana e saj kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila ka në vartësi qendrën e zhvillimit tha se ky investim i partnerëve amerikan është i rëndësishëm sepse përmirëson kushtet e jetesës për personat rezidentë. Qendra e Zhvillimit përveç shtetasve rezidentë me aftësi të kufizuar shërben edhe si një qendër ditore për persona të tjerë që vijnë për të kaluar një pjesë të kohës aty. Rikonstruksioni u bë nga një financim nga zyra e Ndihmave Humanitare e Komandës Amerikane për Evropën.

Artikulli paraprakBIE NË NIVEL REKORD SASIA E AKULLIT NË ARKTIK
Artikulli tjetërMETA LETËR HOMOLOGUT BRITANIK, DËNON SULMIN BARBAR NË LONDËR