Teksa sot u perurua busti i babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e ish-zyrtarit grek.
Gjatë fjalës së tij Rama e cilësoi Konstantinos Mitsotakis si një poliglot që nuk u nda asnjë ditë nga librat.
Ai tha se deri në ditët e fundit ai vijoi të mbante të fortë lidhjen me librat, ndërkohë bëri një tablo të jetëshkrimit të ish-kryeministrit grek.
“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur i Demokracisë së Re.
Ai ishte një djalosh i ri kur e shoqëronte Konstantinos. Dhimitris Avramopulos. Nuk e harroj kurrë kur isha ministër i Kulturës dhe dëgjova zotin Avramopulos të fliste me respekt për punëtorët shqiptarë në Greqi. Pas gjysmë shekulli të këputjes së lidhjes sonë, në periudhën e vështirë kur shqiptarët njehsoheshin me një pakicë keqbërësish që bënin lajm teksa kokulur shumica dërrmuese dërrmohej në punët më të vështira, ai tha ato fjalë.”, tha Rama.