Hapet në Tiranë zyra rajonale rinore pas vendimit të 6 kryeministrave të Ballkanit në Samitin e Parisit.

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar te ‘Muzeu Kombëtar’ kanë qenë ministrat e vendeve të Ballkanit, ndërsa Blendi Klosi u shpreh para homologëve të tij se ky është një kapitull i ri për rajonin. Ministri i Mirëqenies Sociale theksoi se duhet të ndjekim shembullin e Francës dhe Gjermanisë pas luftës, ndërsa Ballkani ka një potencial të madh rinor që mund të orientohet mjaft mirë për të ecur përpara. “Zyra rajonale me qendër në Tiranë do të jetë shtëpia e përbashkët e të rinjve të Ballkanit, promotore e ideve rinore e edukimit profesional, ndërsa nuk do të jetë e largët dita kur të rinjtë shqiptarë të jenë vullnetar në Serbi, apo e kundërta” deklaroi Klosi. Fjala e Blendi Klosit Kapitull i ri për Ballkanin Perëndimor. E bëjmë realitet këtë ëndërr dhe dëshirë. Shtrëngimi i duarve të liderve të rajonit, nisje e një produkti që kurorëzojmë. Modeli ynë ka qenë i qartë, të bëjmë atë që bënë Gjermania dhe Franca për të pasur një rezultat, forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve dhe institucioneve. Duam të bashkojmë të rinjtë dhe politikat, ta përdorim zyrën si një shembull si duhet të veprojë politika. Sinjal që i dërgojmë Europës, është një flamur që do të vazhdojmë ta ndjekim. Duhet të jemi të përgjegjshëm, shembuj pozitiv i kemi treguar Europës. Bashkëpunimi në rajon, lajm i mirë që i dërgojmë BE. Kjo pikë do të jetë urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit. Zyra rajonale me qendër në Tiranë do të jetë shtëpia e përbashkët e të rinjve të Ballkanit. Kemi potencial të madh, kemi në rajon 20 mln të rinj, që mund të orientohen për të ecur përpara. Jo e largët dita kur të rinjtë shqiptarë të jenë vullnetar në Serbi dhe kështu me radhë. Mundësi për të zhvilluar idetë, do të ndihmojë shumë për të rritur dimensionin social për të rinjtë. Zyra promotore e ideve rinore dhe edukimit profesional. Le të kemi festa të mbara, fjalën tonë e kemi që ‘festat duan dashuri’ dhe këtë e japin këta organizata rinore

Artikulli paraprakPOLICËT ANGLEZË TËRHEQIN ZVARRË EMIGRANTËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërPUTHTE E PREKTE MOTRËN,DËNOHET NGA GJYKATA ME 4.6 VITE I VËLLAI