Duket sikur ka kaluar një shekull që nga ndeshja kundër Teutës, para pak javësh. “Loro Boriçi” ishte plot kundër durrsakëve, por humbja në atë takim prishi gjithë euforinë dhe tifozët u ftohën.

Dje në Shkodër ishte si një miqësore, me shumë pak tifozë, aq sa zor se ishin më shumë se 500 vetë. Ajo që binte në sy për gjatë gjithë 90 minutave, është se tifozët shkodranë u ndien vetëm kur shënoi Gocaj, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes ishin të heshtur. Skuadrën jo vetem rezultatet por edhe tifozët e kane braktisur.

Por kesaj here, nuk eshte faji i tyre, por faji in je skuadre e cila nuk po del në lojen e saj, e aq me keq kur askush nuk po mban pergjegjesi per rezultatet qe po arrin. Skuadra e Vllaznise, po perpelitet serish ne vendet fundit te tabeles se klasifikimit, duke bere nje analogji ten je viti me pare, por nese para nje viti te gjithe e dinin se si ishte Vllaznia, kete vit ka nje tejter kurs, kete vit askush nuk mban pergjegjesi per rezultatet qe po vijne si rrjedhoje e gabimeve te njepasnjeshme.

Skuadra e Vllaznise eshte lene pushim kete te premte, per tiu rikthyer stervitjes vetem gjate se shtunes, nderkohe nga ana tjeter, edhe ne kete ndeshje ashtu si edhe ne te tjerat pritet te kete nje analize per gabimet e hasura gjate 90 minutave ne Shkoder.

Artikulli paraprakCUNGU: 80% E LOJËS NE PADRON TË FUSHËS
Artikulli tjetërPARALAJMËRIMI – “NDËSHKIM STRUKTURAVE POLICORE QË HESHTIN PËRBALLË PALIGJSHMËRISË”