Vllaznia ben 97 vjeç! Shkodra hesht ! Të zotët e saj heshtin ! Asnjë organizim, asnjë përkujtim, asgjë për t’i dhuruar kësaj skuadre të madhe të futbollit shqiptar, urimin tradicional: Gëzuar ditëlindjen ! Para 97 vitesh Shkodra ishte qyteti që jetësoi lojën mahnitëse të futbollit.

E sot pas 97 viteve, puna e madhe e 75 personave që krijuan Vllazninë që e trashëgojmë edhe sot nga drejtuesit e klubit nuk vlerësohet. Do të kishte mjaftuar një aktivitet sado modest që veteranëve që sot janë ende gjallë dhe për vite me radhë na dhuruan emocione pafund të nderoheshin duke i thënë të paktën një faleminderit. Falenderim ky që në fakt duhet thënë gjithmonë e sa më shumë që të na jepet mundësia, e aq më tepër në ditë si kjo ku Vllaznia ka ditëlindjen e 97-të saj. Ky përvjetor që u harrua ndoshta e ka një justifikim. Ndryshe nga Vllaznia që ne njohim, nga Vllaznia e madhe e viteve të mëparshme, sot kjo skuader megjithë lavdinë që mbart mbi supe vitet e fundit është lëkundur duke rrezikuar ndjeshëm rënien nga Superliga, gjë të cilën filluan ta besojnë aq shumë persona sa të paktën deri sezonin e kaluar në çdo ndeshje shkallët e stadiumit qëndronin thuajse të boshatisura. Nuk është Vllaznia e tyre kjo që diskuton mbijetesën, tifozët Vllazninë e njohin atë ekip qeëluftonte fort në çdo vit për të sjellë në Shkodër trofetë, Kupën dhe Kampionatin. Nuk është Vllaznia kjo që të paktën deri para se të vinte trajneri Armando Cungu mundej nga të gjitha ekipet pa asnjë problem, nuk është Vllaznia kjo që nuk di të shënoje gola apo që ka humbur shumë nga loja e saj spektakolare që mahniste një Shqipëri të tërë. Padyshim që bën përjashtim era e re e Cungut. Skenari i vitit 1963 kur kuqeblutë do të binin nga Kategoria këto vite ka qenë më pranë se kurrë. Të pafuqishëm për të ndërtuar një Vllazni dinjitoze. Këtë përvjetor të 97-vjetorit nuk duhej ta harronin. Përkundrazi ndoshta do të shërbente si një shtysë e fortë për t’i dhënë ekipit më shumë kurajo që të bëjë të pamundurën për të ruajtur dinjitetin e shumë brezave që nga 1919-ta të cilët bënë që Vllaznia të jetë një prej ekipeve më të famshme në vend. Vllaznia është në ditë të vështira e padyshim kjo e sotmja, pa një festë, pa një shtërngim duarsh, e pa një falenderim është një ditëlindje e hidhur e saj!

Artikulli paraprakSHOQATA ANTIKOMUNISTE MBLEDHJE ME TË PËRNDJEKURIT NË SHKODER
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË QEVERI, IKËN CANI NË VENDIN E TIJ AHMETAJ