Presidenti i Bjellorusisë , Alexander Lukashenko, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë të gjatë në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, u citua t’u kishte thënë gazetarëve më herët sot se biseda ishte zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe kishte pasur disa tema. Bjellorusia, e cila ndan një kufi me Ukrainën dhe Rusinë, i lejoi trupave të Moskës një vit më parë të përdornin territorin e saj si pikënisje për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Lukashenko tha se Bjellorusia ishte gati ta bënte këtë përsëri.

Artikulli paraprakBE-JA MIRATON SANKSIONE TË REJA, PREMTON PRESION SHTESË NDAJ MOSKËS
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË E NDESHJES VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-1 PËR KRUTANËT