Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ishte e pranishme në ekspozitën fotografike “Kronika të pushtimit rus të Ukrainës – fillesat”, që u mbajt me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës. Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në mbështetje të Ukrainës.

“Ukraina dhe njerëzit e saj po luftojnë jo vetëm për veten por edhe për ne. Ata po luftojnë për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe botës, për sistemin e bazuar në rregulla nga i cili varet stabiliteti dhe prosperiteti i të gjithëve ne. Për këtë arsye unë jam krenare për gjithçka që Shqipëria ka bërë për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj dhe për kontributin për përfundimin e luftës“, tha ajo.

Ekspozita e fotografit Max Levin “Kronika të pushtimit rus të Ukrainës – fillesat” është hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.

Artikulli paraprakTJETËR MEDALJE ARI PËR SHQIPËRINË, KRESHNIK LEKA KAMPION EUROPE NË PESHËNGRITJE
Artikulli tjetërKOMISIONI EVROPIAN PARALAJMËRON SËRISH SHQIPËRINË PËR PASAPORTAT E ARTA