Presidenti amerikan, Joe Biden po konsideron një udhëtim në Evropë muajin e ardhshëm që të përkojë me një vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, raportojnë mediat amerikane. Burimet pranë Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar se Polonia është një nga vendet që po shqyrtohen për udhëtimin.

Ky lajm vjen pas vendimit të djeshëm të Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanke 31 M1 Abrams në Ukrainë. Zyrtarët e administratës Biden kanë diskutuar gjithashtu shpalljen e një pakete tjetër të madhe ndihme ushtarake për Ukrainën që do të përkojë me përvjetorin e pushtimit të Rusisë.

Megjithatë, sipas burimeve, nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar sa i përket kësaj vizite. Një zyrtar tha: “Planifikimi për përvjetorin është duke u zhvilluar dhe sigurisht, po shqyrtojmë një sërë opsionesh që SHBA mund të bëjë për të mbështetur Ukrainën, por asgjë nuk është vendosur ende”.

Artikulli paraprakPOLICIA ZBARDH NJOFTIMIN RRETH PLAGOSJES ME THIKË NË SHKODËR
Artikulli tjetërBE DO TË KTHEJË MË SHUMË EMIGRANTË NË VENDET E ORIGJINËS