Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi, janë dy fituesit e parë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, institucion që do të bëjë emërimet në drejtësi.
Dy gjyqtarët vijnë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.
Ndërkohë, anëtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë zgjedhur Ilir Toska nga Gjykata e Apelit dhe Marcela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit.
Gjithashtu, pjesë e KLGJ-së, janë edhe gjyqtar Medi Bici dhe Brikena Ukperaj, të cilët janë emëruar automatikisht për shkak të mungesës së konkurrentëve. Bici vjen nga Gjykata e Lartë, ndërsa Ukperaj nga Gjykata e Apelit.
Në garë për 6 vendet në KLP ishin 10 gjyqtarë.
Një ditë më parë, u përzgjodhën 6 anëtarët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve, duke përmbyllur kështu formatimin e këtij institucioni me 11 anëtarë, 5 prej të cilëve janë përzgjedhur më herët nga radhët e shoqërisë civile.
Me krijimin e këtij dy institucioneve pritet të krijohet struktura antikorrupsion e njohur shkurt si SPAK, e cila synon të paktën në letra të luftojë korrupsionin në nivelin e lartë politik.