Gjashtë histori të grave shqiptare që dëshmojnë rolin ekonomik dhe social të grave në Shqipëri u prezantuan përmes imazheve të fotografit italian Luigi Baldelli. Këto gra të cilat më përpara kanë patur probleme ekonomike dhe kanë qenë pjesë e dhunës në familje, janë mbështetur nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim duke i bërë fituese të disa projekteve që i kanë ndihmuar ato që të hapin bizneset e tyre dhe të zhvillohen ekonomikisht. Zëvendës Ambasadori italian në Shqipëri Luigi Mattirolo u shpreh se Italia do vijojë të mbështesë Shqipërinë ndaj luftës të dhunës në familje.

Aktiviteti që u quajt “Ndërtojmë të ardhmen” erdhi në kuadër të projektit “Alive: gra e burra të lirë nga dhuna në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.

Pesë grave që janë pjesë e këtij projekti iu dorëzuar marka “Made in Italy” të cilat menaxhojnë me sukses aktivitetet e tyre ekonomike duke dalë nga realiteti i mëparshëm i problemeve ekonomike dhe dhunës në familje.

 

Artikulli paraprakU VETËHODH NGA PALLATI, NDËRRON JETË ANALISTI KASTRIOT MYFTARAJ
Artikulli tjetërSHKRIMTARI I NJOHUR TURK SJELL LIBRIN NË SHKODËR