Pesë grabitje të ndryshme kanë ndodhur në Tiranë brenda 24 orëve të fundit. Sipas njoftimeve të policisë, grabitjet kanë ndodhur kryesisht në banesa dhe janë vjedhur lekë, por edhe vegla pune. Në katër raste, grabitjet janë ende pa autor dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimet e policisë për grabitjet në Tiranë brenda 24 orëve të fundit:

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në bulevardin “Bajram Curri”, kanë vjedhur një market ku kanë marrë një sasi paketash cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Gjon Mili”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.T., vjeç 56, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe dy celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Siri Kodra”, kanë vjedhur magazinën e shtetasit E.H., vjeç 47, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 28.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Z., dhe P.M., vjeç 32 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, në një subjekt kanë vjedhur disa bombola gazi. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 Më datë 28.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Imer Beqiri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D.D., vjeç 24, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSULM GAZETËS PAS PADISË PËR SHPIFJE, AGRESORI VRAU 5 PERSONA
Artikulli tjetërNGJARJA NË DURRËS, AUTORI DËNOHET VETËM ME 3 VJET E 4 MUAJ BURG