5 komunitetet fetare në Shqipëri konfirmojnë vullnetin e tyre për të qenë bashkë në luftën ndaj çdo lloj kërcënimi në botë në emer të besimit. Harmonia fetare është modeli i Shqipërisë, ndaj drejtuesit e komuniteteve konfirmuan ruajtjen e kësaj vlere.

Kur flitet për harmoninë fetare në Shqipëri, padyshim këto imazhe janë përfaqësimi më dinjitoz.Drejtuesit dhe përfaqësuesit e 5 feve zyrtare janë bashkë për të diskutuar mbi një nga kërcënimet më të mëdha në botë, terrorizimin në emer të fesë.

Për kryetarin e Komunitetit Mysliman, toleranca fetare është domosdoshmëri jetike.Skënder Bruçaj: Ka qëndruar dhe është zhvilluar e frocuar duke u shndërruar në një vlerë të çmuar identifikuese për shoqërinë tonë.

Anastas Janullatos: Shqipëria përjetoi vitet e errëta gjatë komunizmit duke përndjekur klerikët. Pas viteve 90 ne jemi munduar të rrënjosim harmoninë fetare. Ne për ketë nuk duhet të themi thjesht të jemi krenarë, ne duhet të themi që Shqipëria është model.

George Frendo: Shqipëria është një vend laik, por nuk është laicist, sepse politikanët shqiptarë nuk e kanë instrumentalizuar apo manipuluar besimin për ambicjet e tyre politike.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Por nëse zoti i madhëruar na ka falur këtë mrekulli ne sigurisht që falemi atij për çdo mirësi në këtë botë dhe në tjetrën.

Ylli Doçi: Harmonia sociale me tolerancë ndërfetare është një arritje e vështirë, shumë e vështirë për tu realizuar dhe duhet realizuar në cdo brez.

Një familje shqiptare mund të festojë bashkë festat fetare. Shembull personal për këtë dha Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Mirela Kumbaro: Në origjinat e mia jam myslimane, por babai i fëmijëve të mi është ortodoks. Ajo që i kam thënë fëmijëve është se jeni të lirë të zgjidhni besimin tuaj si ta ndjeni, kur ta mendoni dhe në mënyrën që ju vjen më natyrshëm.

Drejtuesit e komuniteve fetare ishin pjesë e një konference per harmoninë e besimit në Shqipëri, duke treguar vullnetin se janë bashkë jo vetëm për të dhënë një model për vendet e tjera por edhe nevojën për të shmangur aktet të dhunës dhe terrorizmit nën artikulimin e thënieve të besimit.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN E RINASIT, PËRPLASEN KATËR MAKINA
Artikulli tjetërSHERR MES DY TË DEHURVE, PLAGOSET ME ARMË ZJARRI 45-VJEÇARI