Mbushen sot 5 vjet nga dita e nisjes së Papatit të Papa Françeskut. Ishte mbrëmja e 13 marsit 2013 kur në ballkonin e katedrales në sheshin Shën Pietro të Vatikanit, u shfaq kardinali argjentinas Jorge Bergolio i sapo zgjedhur Papa i 266 i Kishës Katolike njëkohësisht dhe Peshkopi i Romës.
Jorge Begoglio i përkiste urdhërit të franceskanëve e është Papa i parë jezuit me prejardhje nga kontinenti amerikan. Zgjedhja e tiJ erdhi pas dorëheqjes për motive shëndetësore të Papa Benediktit të XVI.
Jorge Bergolgio lindi në Buenos Aires e ishte djali i një familje italiane që kishin emigruar në Argjentinë për një jetë më të mirë. Zgjodhi të quhej Papa Françesku në nderim të figurës së Franceso d’Asissi, shënjtorit që jetën e pasurinë e tij ia deikoi varfërisë në botë e humanizmit.
Në 13 marsin e 5 viteve më parë, i sapo zgjedhuri Papa Françesku përshëndeti botën duke thënë thjesht; “Mirëmbrëma! Peshkopët e botës shkuan e zgjodhën Peshkopin e ri të Romës, pothuajse në fund të botës” tha ai.
E përgjatë këtyre 5 viteve të Papatit të tij, Ati i Shenjtë nuk pushoi kurrë të vinte në qëndër të Kishës Katolike “fundin e botës”, duke përmbysur të gjitha piramidat kishtare e duke vizituar të gjitha periferitë e harruara të botës.
Me Papatin e Françesku Bergolios nisi dhe revolucioni i Kishës Katolike me një imazh të ri të besimit të krishterë.
Sfida më e madhe e Papa Françeskut qe shëmbja e murit institucional që mbante larg strukturat fetare nga besimtarët. Por revolucuoni i Papa Françeskut nisi të shembë mjaft mure të tjera politike, fetare, ideologjike e kulturore.
Reforma e Jorge Bergolios dënoi hapatazi të gjithë rastet e priftërinjve pedofilë e mori në mbrojte viktimat e tyre. Papa Françesku hapi dyert e kishës me pranimin në sakrimentet katolike dhe për “familjet e lënduara”, të divorcuarit e të rimartuarit, por dhe për personat homoseksualë duke predikuar respektin ndaj cdo qënieje njerëzore e dinjitetit të tyre.
Dhe pse e konsideron abortin një mëkat të rëndë, reolucioni i Papa Francesku shprehu vullnetin e Zotit për ta faluar atë e cdo zemër të lënduar që e ka kryer.
Gjatë Papatit të Jorge Bergolios u arrit dialogu mjaft i rëndësishëm ekumenik me Kishën Luterane gjatë vizitës së tij në Lund të Suedisë me rastin e 500 vjetorit të Reformës Luterane.
Por dialogu kishtar i Atit të Shenjtë u shoqërua nga një dialog aktiv politik me të gjitha shtetet e mëdha e të vogla duke nxituar mbi të gjitha dialogun mes tyre. Frut i punës së Atit të Shenjtë ishte rinisja e raportit diplomatik mes SHBA e Kubës si dhe paqja në Kolumbi mes Farc e qeverisë vendase
Revolucioni i Papatit të Papa Francesçut u impenjua për promovimin e poltikave në ndihmë të njerëzve në nevojë, të të sëmurëve, të varfërve, të të vuajturve, ndaj emigrantëve duke i vënë në qëndër të politikave botërore e europiane.
Gjatë këtyre 5 viteve Papa Françesku ka kryer 22 udhëtime apostolike nëpër botë e udhëtimin e tij të parë e bëri në ishullin e Lampeduzës, në vendin e zbarkimit të mijërave emigrantëve klandestinë nga Afrika drejt Europës,
Në këto 5 vite të Papatit të Atit të Shenjtë një vend të vecantë zë dhe Shqipëria.
Më 21 shtator të 2014, Papa Françesku zgjodhi të vizitoi Shqipërinë në udhëtimin e tij të paë në Europë.
“Me këtë udhëtim të shkurtër në Shqipëri, tha Ati i Shenjtë gjatë vizitës së tij në Tiranë, dëshëroj të konfermoj besimin ndaj Kishës Shqiptare e të dëshmoj inkurajimin tim ndaj një toke që ka vuajtur shumë e për një kohë të gjatë nga ideologjia e së shkuarës.”
Por gjatë këtyre 5 viteve të Papatit të Papa Françeskut, Shqipëria u nderua dhe me shenjtërimin e Nënë Terezë së Kalkutës.
Më 5 shtator të 2016 para mijërave besimtarëve në sheshin Shën Pietros në Vatikan, Papa Françesku e shpalli Humanisten shqiptare Shënjtëri duke e konsideruar “një shëmbull të gruas e shenjtërimit , një punëtore të palodhur të mëshirës që bën të kuptosh sot se kriteri i vetëm i veprimit të secilit duhet të jetë dashuria e lirë nga cdo ideologji, nga cdo kufi, e ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race e feje. ”
Gjithashtu në papatin e Papa Franceskut u martirizuan duke u shpallur “Të Lumë” 38 kleriëkt shqiptarë të vrarë e të persekutuar përgjatë diktaturës komuniste.
Një tjetër event i paharruar shqiptar brenda historisë 5 vjecare të Papa Franceskut qe dhe shpallja kardinal i At Ernest Simoni më 19 nëntor 2016, meshtarit të burgosur e të persektuar për vite nga diktatura komuniste.
Sot në Vatikan është ditë feste, urime, kartolina, dhurata e lule nga e gjithë bota kanë mbërritur në zyrën e Papa Franceskut. Por për Papa Franceskun, mënyra më e thjeshtë për të festuar këtë përvjetor është gostimi me ëmbëlsira argjentinase e pije të ngrohta snë shoqërimiqve të tij klerikë në rezidencën e thejshtë të Santa Marta.