Mbrëmjen e sotme në pedanën e Anaheim të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës ka qenë rradha e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj për t’u
ngjitur në pedanë.
Duhet thënë se në peshën e tij, atë 77 kg ku ka
konkurruar, ka patur një pjesmarrje shumë të madhe sportistësh, teksa
vetëm në baterinë A kanë marrë pjesë 13 sportistë, nga 12 që marrin
zakonisht.
Në stilin e shkëputjes, Erkandi në provën e parë kadeklaruar 155 kg dhe
arriti ta ngrejë me sukses duke hyrë kështu menjëherë në vallen për
medalje në këtë stil. Në provën e dytë ndërkohë ai nuk ka qenë në
momentin e duhur dhe nuk ka provuar ta ngrejë shtangën në 157 kg duke
kaluar në të njëjtën peshë tek prova e tretë të cilën sërish nuk ka
arritur ta ngrejë dhe duke e mbyllur stilin e shtytjes me 155 kg.
Megjithatë me këtë rezultat ai ka arritur të zërë vendin e katërt në
këtë stil.