ËSHTË ZËNË RASTËSISHT NË UJËRAT E PLAZHIT TË SHËNGJINIT.Për herë të parë në qytetin e Shkodrës ka mbërritur një peshkaqen prej më shumë se 3 metër i gjatë. Ky lloj peshku që bie shumë rrallë në rrjetat e peshkatarëve shqiptar është zënë në ujrat e plazhit të Shëngjinit një ditë më parë.
Një prej kuzhinierëve të Rozafa Fish në Shkodër tregon rreth këtij ngjarje.Ky lloj peshkaqeni tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve në qytetin e Shkodrës. Shkak për zënien e tij janë bërë rrymat e ftohta ujore të cilat kanë bërë që të mbërrijë në brigjet shqiptare.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Uj68wPfNafc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]