Një i ri anglez, ka kapur në ujërat e Norvegjisë një peshk, që duket sikur vjen nga ndonjë planet tjetër.

Përmasat e trupit të tij janë kaq të vogla në raport me sytë që ai ka, madje deri sot nuk ishte kapur ndonjëherë ndonjë peshk i tillë.

Oscar Lundahl, 19-vjeç po përpiqej që të kapte halibut blu në momentin që në grepin e tij ra një peshk tjetër aspak i zakontë.

Ndërkohë që ngrinte rrjetën, Oscar thotë se ndjeu që po tërhiqte një gjë vërtetë të rëndë dhe reagoi menjëherë duke e tërhequr atë.

Oscar tha: Nuk kam parë diçka të tillë më parë. Duket shumë i çuditshëm. Madje duket si dinosaur. Unë nuk e dija se çfarë lloji peshku ishte, por kolegu im ishte më i informuar.”

Sipas ekspertëve në Norvegji ku u kap edhe peshku, bëhet fjalë për ‘ratfish’ një lloj i përafërt peshku me peshkaqenin dhe origjina e tij si specie daton rreth 300 milion vjet.

Emri i tyre latin Chimaeras Monstrosa Linnaeus rrjedh nga një përbindësh mitik grek me kokën e një luani dhe bishti të një dragoi.

Artikulli paraprakA JA VLEN TË PAGUASH 4200 DOLLARË PËR TË PARË DHE DËGJUAR MICHELLE OBAMA?!
Artikulli tjetërKAPEN 11 KG HEROINË NË DURRËS, PRANGA 50-VJEÇARIT REZIDENT NË ZVICËR