Një peshkatar është mbytur në Karaburun pranë vendit të quajtur ‘Raguna 1’. Viktima është Mehmet Aliraj, i moshës 60-vjeçare i cili kishte dalë ditën e djeshme për të gjuajtur peshk me pushkë sportive nën ujë. Por gjuetia nuk shkoi siç duhet për 60-vjeçarin i cili nuk ka mundur të dalë më nga uji.
Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet pasditen e djeshme janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga policia e Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbarët të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit.