DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë vënë në pranga shtetasin P. Sh., 54 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një market, i ka vjedhur një telefon një shtetasi tjetër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. A., 41 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin Sh. P., 64 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar 41-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKOMUNITETET FETARE UROJNË KURBAN BAJRAMIN
Artikulli tjetërITALI, TËRMET ME MAGNITUDË 3.7 AFËR SIENËS