Mos e lini Valbonën të shkatërrohet votoni peticionin kundër HEC-eve. Votoni peticionin kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë

Në Luginën e Valbonës prej disa ditësh kanë nisur punimet për ndërtimin e hidrocentraleve. Pavarësisht se është park kombëtar dhe i mbrojtur me ligj, qeveria Berisha në ditët e fundit të pushtetit dha lejet për ndërtimin e 11 HEC-eve. Jehona e shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Valbonës është pritur keq nga turistët, banorët e zonës, artistë të ndryshëm dhe nga të gjithë shqiptarët që e duan natyrën e Shqipërinë. Një peticion i publikuar në gjuhën angleze në mënyrë që jo vetëm shqiptarët të votojnë, është një nga format si mund të jepni ndihmën tuaj që HEC-et të mos ndërtohen. “Mbroni mrekullinë e Alpeve shqiptare, Parkun ndërkombëtar të Valbonës”, është emri i peticionit që do mund të nënshkruani duke klikuar në linkun e mëposhtëm. –

Artikulli paraprakRUSIA PEZULLON MARREVESHJEN E ARMEVEME SHBA
Artikulli tjetërNJE VIT NGA VRASJA NE SHKODER E DESHMORIT TE ATDHEUT SIMON GJETA