Protesta e banorëve të Dukagjinit për rikonstruksionin e rrugës nga bashkia Shkodër vijoi pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër. Roza Pjetri e cila ka humbur shtatë anëtar të familjes së saj gjatë marshimit bëri të ditur kërkesat zyrtare për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit dhe se kjo protestë nuk është politike.
Më pas protestuesit marshuan deri tek busti i Nënë Terezës në sheshin që mban të njëjtin emër. Në mbyllje të protestës, aktivistja Marjana Koçeku tha se Dukagjini është shpopulluar nga mungesa e rrugës dhe shërbime të tjera ndërsa u shpreh se do vihen në dijeni të gjitha institucionet më të larta të vendit.
Protestuesit presin sa më parë një projekt konkret për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit nga Prekali deri në Ndërlysaj, një segment tejet i frikshëm për të udhëtuar dhe që ka marrë shumë jetë njerëzish.