Petrit Syla, administratori i kompanisë “Skela Syla” ka dalë sot para gjykatës së Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Sokol Tona, i cili ka pranuar kërkesën e prokurori Kol Hysenaj për lënien në burg të biznesmenit Petrit Syla, pasi ky i fundit akuzohet për “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” lidhur me ngajrjen e rrëzimit të skelës në Tiranë, ku humbën jetën dy puntorët Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra.

Gjatë seancës gjyqësore Syla ka pohuar se nuk ka asnjë përgjegjësi për vendosjen e skelave në kantieret e ndërtimit. Për më tepër ai ka pohuar se ngjarja ka qënë një aksident dhe aspak e qëllimshme, duke ju referuar se dy viktimat mund të kenë gabuar gjatë procesit të zbërthimit të skelës në pallatit që po lyhej.

Pavarësisht këtyre pretendimeve,gjykata e Tiranës ka vendosur të caktojë masën e “arrest në burg” për Petrit Syla. Ndërkohë në burg vijon të jetë dhe inxhinieri i kompanisë “Skela Syla” Ilir Bendo. Pak ditë më parë gjyqtari Alaudin Malaj dhe Elbana Lluri e Gert Shala, vendosën mbylljen në qëli të Ilir Bendos dhe në “arrest në shtëpi” për personin e ndaluar Xhimi Tarushi.

Dy të arrestuarit së bashku me Petrit Syla akuzohen nga prokuroria për akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, kjo pasi në 16 gusht, ditën kur puntorët kishin marë urdhër për të hequr skelat në pallat dhe mbushur vrimat në murre,skela është rrëzuar nga kati i 6-të i pallatit dhe për pasojë kanë vdekur dy puntorët Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra.

Ndërsa janë plagosur rëndë Genci Bardhi, Altin Marku, Eugidius Lika. Nga hetimet e kryera prej prokurorisë së Tiranës drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues ishte Xhimi Tarushi, ndërsa drejtues teknik i punimeve për subjektin “Skela Syla” ishte shtetasi Ilir Bendo.

Dy personat e arrestuar për këtë ngjarje si Ilir Bendo dhe Xhimi Tarushi, kanë kërkuar në gjykatën e Apelit një masë më të butë, pasi sipas tyre “arresti në burg” është masë ekstreme për ta, në një kohë që ngjarja kishte të bënte me një aksident në punë.

Pasi kanë dëgjuar palët në seancë gjyqësore gjykata e Apelit ka vendosur në 6 shtator 2019 të mbyllë në qeli drejtuesin teknik të kompanisë “Skela Syla” Ilir Bendo dhe të caktojë masë sigurimi “arrest shtëpie” për Xhimi Tarushin

Artikulli paraprakVLLAZNIA FEMRA NË SFIDË HISTORIKE, HYRJA FALAS NË STADIUM
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN FORMACIONET, SHUMË NDRYSHIME NË RADHËT E SHQIPËRISË