Pas një seance të gjatë gjyqësore me diskutime dhe debate në sallë, Gjykata e Lezhës la në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të 11 punonjesve të Agjensise së Kadastres në Lezhë.Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, u njohen me rivlersimin e mases së sigurisë të pezullimit nga detyra të dhënë në mungesë ndaj tyre, pasi janë vënë nën akuzë për mosbatimin e një vendimi gjykatë për konfiskimin 234 548 metër katrore tokë në zonën e Ranës së Hedhur, që sipas organit të akuzes duhet ti kaloje shtetit.
Sipas burimeve në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, zyrtaret e Agjensisë Shtetërore të Kadastres, e kanë kosideruar kërkesen e prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra të kundraligjshem, pasi gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit dhe në këto kushte nuk mund të vepronin, në shkelje të ligjit.
Por pavarësisht pretendimeve të punonjësve, gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesen e prokurorit Erjon Shehaj dhe la në fuqi vendimin e pezullit të tyre nga detyra për vepren penale “Mos ekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”.Ndërkohe 11 punonjesit e pezulluar nga detyra kanë paralajmeruar animimin të vendimit të Gjykaten e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë.