Siperfaqja e tokës së tjeteresuar në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilem u dënuan me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtar të tjere lokal nuk i është kthyer shtetit siç pretendon organi i akuzes, i cili pezulloi nga detyra 11 punonjës të Kadastrës së Lezhës, për mos zbatim të vendimit të gjykatës.Gjykata e Lezhës e kishte rrëzuar kërkesen e prokurorisë që kjo pronë me siperfaqe 234 548 katror të konfiskohet dhe kalimin e tyre në favor të shtetit, pasi gjatë gjykimit të kësaj çështje në themel organi i akuzes nuk e kishte kërkuar diçka të tillë.Star Plus ka siguruar vendimin për këtë çështje, ku thuhet se këto pasuri nuk ishin sekuestruar në cilësinë e proves materiale, por ndaj tyre ishte vendosur sekuestro preventive si masë sigurimi pasuror, e për rrjedhoje ato nuk mund të trajtohen sipas regjimit juridik sepse nuk kanë qenë të tilla gjatë gjykimit, por si masa sigurimi.Në përfundim të gjykimit të themelit për këtë çështje, krahas denimit te disa personave gjykata ka deklaruar te fallsifikuara dhe ka kerkuar asgjesimin e dokumentacionit qe jane perdorur per tu rregjistruar keto pasuri nga zyrtaret e denuar, por jo kthimin e kësaj pasurie në pronë shtetërore, siç pretendon prokurori Erjon Shehaj i cili ka nisur hetimet për punonjësit e Agjensisë Shtetërore të Kadastres në Lezhë, duke pezulluar nga detyra 11 punonjës.Në zbatim të këtij vendimi Agjensia Shtetësore e Kadastres në Lezhë i kishte kërkuar prokurorise që vendimi të plotesohej duke bere të mundur identifikimin e pasurive nga gjykata duke i relatuar hollësisht se këto pasuri kishin pësuar transaksione me akte noteriale te ligjshme përpara noterit, për të cilat gjykata nuk ishte shprehur në vendim.

Artikulli paraprakDIGJET AUTOMJETI NË FSHATIN GRUDË
Artikulli tjetërMINAT, GJYKATA LË NË BURG 2 TË ARRESTUARIT