Firma “Al Cable” e cila ka në menaxhimin uzinnën e kabllove, ka reaguar ne lidhje me vendimin per pezullimin e punës në këtë fabrikë.

Në një njoftim zyrtar, “Al Cable” në Shkodër, mohon kategorikisht se është pezulluar puna në këtë fabrikë. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie bëhet me dije se punonjësit në këtë fabrikë janë me kontrata të rregullta konform legjislacionit shqiptar, dhe nuk ka asnjë person i cili është i pasiguruar.

“Al Cable” bën me dije se nuk ka në dispozicion 95 ha, por vetëm një pjesë të vogël të territorit të ish uzinës së telave në Shkodër. Sa i takon gjobave, “Al Cable”, bën me dije se ka shlyer të gjitha detyrimet dhe ka plotësuar kushtet e kërkuara nga Inspektoriati i punës, dhe të gjithë punonjësit do të jenë në punë ditën e hënë.

“Al Cable” garanton se në këtë fabrikë zbatohen të gjitha rregullat e përcaktuara nga kodin e punës. 

Artikulli paraprakTIRANA FESTON 97-VJETORIN E SHPALLJES KRYEQYTET
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË VERI TË SHQIPËRISË, VDES KËMBËSORI