11 punonjësit e Agjensisë së Kadastres në Lezhë kanë ankimuar në Gjykaten e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, vendimin e shkallës së parë për pezullimin e tyre nga detyra, pasi janë vënë nën akuzë për mosbatimin e një vendimi gjyqësor.Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lezhës, në një deklaratë të përmbashket të shpërndare për mediat zyrtaret e kadastres e konsiderojnë të paligjshem nisjen e hetimeve ndaj tyre dhe masat e sigurimit të vendosura nga gjyqtari Renis Sheshi, duke akuzuar prokurorinë për fshehje të vendimi të gjykatës e cila kishte refuzuar konfiskimin e pronave për të cilay pretendohet që Kadastra nuk vepruar.
“Vendimi i shkallës së parë i vlerësimit të kushteve të caktimit të masës së sigurimit është një kopje identike e vendimit të caktimit të masës së sigurimit, i cili është marrë në mungesë të të dyshuarve. Prandaj, prania fizike dhe argumentet e detajuara të paraqitura nga të dyshuarit nuk kanë gjetur fare pasqyrim në vendim, duke e kthyer këtë proces gjyqësor në një farsë të pavlerë. Duket se gjyqtari i çështjes e kishte paravendosur vendimin e tij mbi këtë çështje, sepse nuk kishte as durim dhe as vëmendje për të dëgjuar argumentet dhe provat e shumta që paraqitëm ne, duke u tërhequr në dhomën e këshillimit pa marrë me vete asnjë provë dhe e shpalli vendimin për pak sekonda.Së dyti, sa i përket thelbit të pretendimeve të Prokurorisë (të pranuara verbërisht nga gjykata e shkallës së parë), në rastin në shqyrtim nuk rezulton që të ketë ndodhur mosekzekutimi i ndonjë vendimi të gjykatës. Së treti, Prokuroria Lezhë ka filluar procedim penal ndaj 11 punonjësve të ASHK Lezhë sepse ata nuk kanë zbatuar urdhrin e ekzekutimit të saj për kalimin në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, mirëpo ky urdhër ekzekutimi nuk ka dalë në zbatim të vendimeve gjyqësore penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, i ndryshuar me vendimin të Gjykatës së Apelit Shkodër- thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga u pezulluan nga detyra me 26 janar të këtij viti, pasi sipas prokurorisë nuk zbatuan vendimin e Gjykatës për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilen u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS RIKTHEHEN NË AKSIN BOGË-THETH
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LAGJEN “RUS”, SHPËTON I MOSHUARI