Moti i keq gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës ka vijuar me intensitet reshjesh. Si pasojë e detit të trazuar është pezulluar dalja për lundrim e mjeteve të vogla. Ndërkohë linjat e tragetit kanë vijuar punën normalisht.
Madje për të përballuar fluksin disa linja tragetesh kanë bërë udhëtime shtesë. Në portin e Durrësit ditën e sotme është ankoruar një traget nga Italia ndërkohë që pritet që gjatë ditës të vijnë edhe tre të tjerë.