Moti i keq me stuhi ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të së mërkures, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet e vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditen e së shtunes kur dhe është parashikuar që të ketë përmiresim të kushteve atmosferike.
Sipas të dhenave zyrtare forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë, me shpejtësi ere deri 20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.