Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pezulluar nga detyra shefin e komisariatit të policisë së Kurbinit, Dritan Lena.
Pezullimi i Lenës ka ardhur një ditë pas vrasjes së efektivit të FNSH-së në Torovicë dhe pezullimi është arsyetuar me pretendimin se ai ka pasur një punë të dobët në menaxhimin e situatave në qarkun e Lezhës. Pezullimi nga detyra shefi i komisariati është bërë për shkelje të procedurave të standardeve në punë. Ai ishte emëruar në këtë detyrë në muajin korrik të këtij viti.